Duhet të kalojë Shamrock, por Teuta e mëson që sot rivalin që do të përballet në “Play-Off” nëse përmbys irlandezët

Teuta duhet të përmbys Shamrock për të kaluar në fazën e “Play-Off” të Conference League. Për të mbërritur deri këtu durrsakët duhet të fitojnë ndaj irlandezëve që arritën ta mundin me shifrat 1-0 në transfertë. Ndërkohë ekipi i Martinit do të njoh edhe kundërshtarin që e pret në “Play-Off” në rast suksesi.

Flora Tallin-Omonia do të luhet në orën 18:00 të ditës së sotme. Ndeshja e parë u fitua nga ana e qipriotëve me rezultatin 1-0 për të lënë gjithçka të hapur për kualifikimin në fazën “Play-Off” të “Conference League”. Humbësi i këtij çifti do të vijë si rivali i Teutës nëse ekipi shqiptar kalon Shamrock. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *