“Duhet merkato, klubet e tjera janë përforcuar shumë“, Alban Hoxha: Doja që Tirana të kalonte Zvezdën, kështu rriten të ardhurat

Parizani ka nisur stërvitjet për sezonin e ri nën urdhërat e Ilir Dajës. Një trajner të cilin kapiteni i “të kuqve“ e njeh mirë. Në një prononcim për “Supersport“, Alban Hoxha tregon për punën e Dajës, ndërsa shton dëshirën për t’u liruar sa më parë merkatoja. Largimet e mëdha duhen zëvendësuar me lojtarë me eksperiencë, për këtë arsye zhbllokimi i transferimeve është i rëndësishëm.

Në fund, Hoxha prek edhe suksesin historik të klubeve shqiptare në Europë, ku për herë të parë të gjitha skuadrat arrijnë të kalojnë një tur. Diçka e tillë ka sjellë kënaqësi edhe te portieri i Partizanit, që thekson se në këtë mënyrë vjen rritja e futbolli shqiptar.

“Stërvitjet janë nga dy herë në ditë dhe të rënda. Megjithatë unë e njoh trajnerin Daja. Kemi punuar shumë herë shumë vite më parë. Është një njeri korrekt që do seriozitet në punë. Këtë po mundohet ta shfaqi dhe t’ja kërkojë të gjithë lojtarëve të rinj që janë pjesë e ekipit.

Padiskutim që sytë tanë janë të gjithë në merkato. Normalisht ka nevojë për përforcime. Kemi pasur shumë largime këtë vit. Aty ka shumë lojtarë të rinj që besoj se do luajnë këtë vit, por pa diskutim që duhen lojtarë me eksperiencë dhe me kualitet. Kjo duke parë edhe që klubet e tjera janë përforcuar shumë. Shpresoj që merkato të lirohet sa më shpejt. Nëse do hapet merkato dhe të shohim lojtarët që do të vijne, atëherë mund të flasim për objektivin.

Më bëhet qejfi që skuadrat shqiptare kalojnë ture. Është reklamë për futbollin shqiptar, por sjell edhe rritjen e cilësisë. Do të doja që edhe Tirana ta kalonte Crvena Zvezdën. Megjithatë mu bë qejfi për 3 skuadrat që kaluan. Shpresoj që kështu të vazhdojnë të gjithë ekipet shqiptare, jo vetëm tani por edhe në vazhdim. Kështu rritet futbolli shqiptar dhe të ardhurat e tij”, ka deklaruar Alban Hoxha./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online