“Do ketë afrime të reja”, Xhaferri tregon ambiciet e Vllaznisë: Kemi objektiv Europën, krenari sukseset e ekipeve shqiptare

Vllaznia ka hyrë fuqishëm në merkato dhe po përpiqet të ngrejë grupin e ri që do të çojë përpara projektin e klubit. Alban Xhaferri zbulon për “Supersport” se transferimet nuk kanë përfunduar ended he pritet të ketë zyrtarizime të reja në vijim. Në këtë mënyrë, sponsori i ekipit shkodran beson se Vllaznia do të jetë gati të luftojë për zonën europiane vitin e ardhshëm.

“Jemi në një kohë shumë intensive. Grupi i punës, duke përfshirë trajnerin, po punojnë fort për të afruar pranë ekipit elementë cilësorë. Deri tani kemi finalizuar disa lojtarë, sic janë bërë publike në faqen tonë. Presim në vijim të finalizojmë edhe me disa lojtarë të tjerë, në mënyrë që të plotësohen të gjitha pozicionet, të optimizohet ekipi.

Ne hyjmë në garë me objektivin që kemi pasur, të marrim pjesë në kompeticionet europiane dhe të konkurojmë denjësisht në kampionatin shqiptar. Vllaznia të rikthehet në ato nivele ku të gjithë e presin.

Suksesi i ekipeve të Superiores në Europë? Është e jashtëzakonshme. një krenari që i jep një dimension tjetër futbollit në përgjithësi. Është një sukses që do reflektojë në mënyrë pozitive për të gjithë ne. Kështu që i uroj shumë suksese dhe Vllaznia të rikthehet vitin tjetër bashkë me këto klube dhe të ecim përpara”, ka deklaruar Xhafreri./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online