Ilir Latifi duhej të ishte përballur në mbrëmjen e djeshme ndaj rusit Aleksei Oleinik. Ky i fundit njihet edhe si mbështetës i madh i Putin, teksa shpeshherë futet në ring me imazhin e tij. Por kjo përballje nuk ndodhi.
“UFC” ka shkruar në rrjetet sociale se Latifi ka pasur probleme shëndetësore dhe për këtë arsye nuk është përballur me Aleksei Oleinik. Ndërkohë nga ana tjetër është konfirmuar se nuk bëhet fjalë për një infektim nga Koronavirusi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/