Shqipëria vlen më shumë se 500 lekë, tifozët kuqezinjë dhe detyrimi për të pritur Brojën&CO pasi na ndriçuan fytyrën në Spanjë

Nuk është një thirrje, këshillë apo dëshirë që do të jetë e mirë nëse plotësohet, është DETYRIM. Lojtarët e Shqipërisë luf.tuan jo pak në ndeshjen miqësore kundër Spanjës për të bërë sadopak të lumtur tifozët kuqezinjë dhe për të dalë me një rezultat historik në transfertë.

Për fare pak ia arritëm, teksa u mposhtëm vetëm me një gol në minutat e fundit nga Dani Olmo që nëse e provon sërish atë tentativë, në çdo moment tjetër do të dështonte. Armando Broja, Kristjan Asllani dhe shumë yje të tjerë kuqezi do të zbresin në “Air Albania” në 29 mars.

Në orën 18:00 do të fillojë ndeshja kundër Gjeorgjisë. Është padyshim detyrim për të qenë në stadium dhe për të përkrahur kuqezinjtë, që të ndihen të përmbushur në shtëpinë e tyre. Gola dhe emocione premtohen, çmimi i një bilete prej 500 lekësh është shumë pak për këtë Kombëtare, shumë pak… /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online