Mbyllja e kufijve të vendeve të BE-së me Shqipërinë ka kushtëzuar edhe punën e trajnerit të Kombëtares sonë Edi Reja. Ky i fundit duhej të ishte i pranishëm ditën e sotme në vendin tonë, ku ishte planifikuar të ndiqte nga afër talentet e kampionatit shqiptar. Në këto kushte Reja është detyruar të ndjekë punën e tij nëpërmjen video-konferencave.
Në një intervistë për “Top Channel”, trajneri Italian tregon më tepër rreth programit për të grumbulluar të rinjtë e kampionatit shqiptar, ndërsa zbulon se është duke ndjekur edhe elemente të rinj në kampionatet e tjera, si ai i Zvicrës, Francës apo Gjermanisë.
“Duhet të isha sot ne Tiranë, pasi kisha organizuar një grumbullim me të gjithë të rinjtë e kampionati vendas. Ky grumbullim është një pjesë e një programi që do të zgjasë me vite, por për fat të keq na ndodhi kjo mbyllje e kufijve surprizë që do të na duhet të presë edhe 15 ditë për të kuptuar nëse do të mundem të vij atje apo jo. Megjithatë nëpërmjet video konferencave jemi qëndrojmë në kontakt me të gjithë stafin dhe diskutojmë rreth lojtarëve që kemi dhe atyre që po mbajmë nën vëzhgim, por do të të donim të ishim më në brendësi të futbollit shqiptar, për të parë elementët që janë mes viteve 2000 deri në vitet 2005.
Jam duke ndjekur djem të rinj nga kampionati shqiptar dhe kampionate të tjerë, Zvicra, Franca, por ka edhe disa lojtarë në Gjermani që po ndjek. Nuk janë të njohur ende dhe unë nuk mund t’i them emrat, pasi ka probleme me dokumentacionet e tyre sepse janë shqiptarë por kanë lindur në shtete të tjera dhe janë pjesë e kombëtareve kua ata kanë lindur, për këtë arsye është pak delikate të flasësh për këtë gjë.
Do të mblidhemi në një video konferencë me të gjithë trajnerët e sektorit të të rinjve dhe do të shohim se si është situata. Programi vazhdon edhe po nuk jam unë aty. Më pas do të njihemi me zgjedhjet e bëra. Do të zhvillohen ndeshje që ne do të na i dërgojnë dhe ne do t’i shohim. Një pjesë të tyre e njohim dhe një jo. Objektivi ynë do të jetë që ne të grumbullojmë lojtarë që luajnë në Shqipëri për të kuptuar më tepër ca prodhon ai futboll atje. Kemi si synim që të përmirësojmë nivelin teknik të futbollit shqiptar. Me këtë nuk dua të them që jam unë më i miri, por 35 vite trajner më kanë krijuar një eksperiencë të mjaftueshme”, ka thënë Edi Reja./Halit Delibashi-Sport Ekspres/