Pas dy transferimeve më të bujshme fshihet një shqiptar, Fali Ramadani merr skenën në merkato

0

Ende pa përfunduar sezoni aktual skuadrat kanë lëvizur gurët e tyre në merkato për të pasuruar organikën për sezonin e ardhshëm. Dy goditje të mëdha të merkatos janë finalizuar deri më tani. Pjanic është zyrtarisht i Barcelonës për sezonin që do të pasojë, ndërsa Sane ka hedhur firmën me Bajernin e Mynihut. Mesfushori boshnjak i ka kushtuar katalanasve 60 milionë euro plus 5 të tjera në formë bonusi, ndërsa në rastin e Sane bavarezët kanë paguar 50 milionë eurë Manchester City-n për shërbimet e tij.

E në të dy rastet është një shqiptar ai që ka bërë të mundur që palët të shtërngojnë duart në fund. Agjenti Fali Ramadani ka marrë skenën e tij këtë merkato, ku ka kryer dy nga transferimet që kanë për tu mbajtur mend më tepër gjatë kësaj vere, ku si pasojë e krizës nga Covid-19 nuk pritet të ketë lëvizje të bujshme nga klubet./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.