Rrezikohet deri në përjashtim/ FSHF nis hetimet për ndeshjen Bylis-Tirana, kërkon informacion nga “Sport Radar”

0

Gjysmëfinalja e djeshme mes Bylisit dhe Tiranës ngjalli dyshime të forta në opinionin sportiv, duke u hedhur akuza për trukim të ndeshjes. Mallakastriotët përmbysën shifrat në pjesën e dytë të lojës, ku u pa një Tiranë krejt ndryshe nga ajo e 45 minutave të para. Kjo ka bërë që menjëherë të zgjoheshin dyshime.

Federata e Futbollit të Shqipërisë ka dalë pak më parë me një deklaratë për shtyp, duke njoftuar të gjithë se ka nisur hetimet mbi këtë ndeshje. FSHF bën me dije se ka kërkuar informacion nga kompania “Sport Radar”, e cila është një emër i njohur për shqiptarët për shkak të dënimit të Skënderbeut.

Nëse rezulton se në fund të hetimeve kemi të bëjmë me trukim të përballjes mes Bylisit dhe Tiranës, atëherë Federata paralajmëron me marrjen e masave të rrepta për skuadrat. Madje ekziston edhe mundësia e përjashtimit nga aktiviteti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Deklarata për shtyp e FSHF-së:

Federata Shqiptare e Futbollit njofton median dhe opinionin sportiv, se menjëherë pas përfundimit të ndeshjes Bylis – Tirana (2-1), e vlefshme për gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, ka kërkuar informacion nga kompania “Sport Radar” nëpërmjet UEFA-s, për të mësuar nëse ka pasur baste të dyshimta për këtë takim.
Federata bën me dije se, ka nisur hetimin për këtë çështje dhe po grumbullon materialet e nevojshme dhe do te ketë vendimarrje, në rast se do të ketë prova.
Gjithashtu, FSHF prej kohësh e ka bërë të qartë qëndrimin e saj të prerë kundër këtij fenomeni tejet të dëmshëm për futbollin dhe paralajmëron edhe një herë klubet se do të përballen me masa të rrepta dhe sanksione ekstreme, deri në përjashtim nga aktiviteti, në rastet kur akuzat për trukim do të provohen.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.