“Duhej një trajner si Solskjaer, të thoshte se luan në çdo klub europian“, emocionon babai i Uzunit: Prengën sikur e solli Zoti…

E nisi nga kategoritë e ulta të Shqipërisë dhe tashmë bën jehonë në gjithë Europën, duke i shënuar në shtëpi një ekipi si Juventusi në grupet e Champions League. Myrto Uzuni është duke prekur majat e karrierës së tij. Vit pas viti ëndrrat e tij po kthehen në një realitet dhe rrugëtimi i tij vetëm sa ka filluar. Me një shkrim emocionues, babai i talentit shqitpar, Artan Uzuni, i jep formë mozaikut që Myrto po ndërton në karrierën e tij. Nga Torori e deri te Ferencvaroshi, një udhë e gjatë dhe e lodhshme, por që nuk ka të krahasuar me shijen e suksesit që vetë sulmuesi i Kombëtares kuqezi po përjeton në këto momente.

“Pjesë e mozaikut, “Europa League“! Duhej një trainer si Solskjaer që do të vlerësonte dhe të thoshte se nr. 10 i Lacit mund të luajë në cdo klub europian. Zoti vonon dhe nuk harron, sepse ka njerëz në këtë botë që e vlerësojnë punën dhe talentin. Besnik Prenga, sikur zoti e pruri vetëm për të parë ty dhe për të bërë kalimin e madh, për të plotësuar pjesën e radhës së mozaikut të ëndrrës tënde“, janë disa prej faljëve të shkruara nga babai i Myrto Uzunit një vit më parë, ndërsa më pas vijon shkrimin me gjithë momentet e shenjuara në ecurinë e lojtarit shqiptar, që kulmojnë me atë gol mbrëmjen e djeshme kundër Juventusit, ku përballë kishte idhullin e tij, Kristiano Ronaldon./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online