Muriqi ka harruar të shënojë te Lacio, komentatori italian i pashqetësuar: Kam besim te Tare, nuk gabon ai

Vedat Muriqi ishte një nga blerjet më të bujshme të Lacios, por sulmuesi shqiptar nuk po shfaq në fushë atë anë të tijën që e tregoi me fanellën e Fenerbahçes në Turqi. Debutimi i tij me fanellën bardhekaltër u shty për shkak të infektimit me Covid-19 dhe një dëmtimi, ndërsa edhe pas zbritjes në fushë me Lacion ende nuk e ka gjetur rrugën e rrjetës.

Kjo ka bërë që hijet e dyshimit të bien mbi vlerat e tij në Itali, duke vënë edhe në pikëpyetje edhe transferimin e tij. Por mungesa e golit nuk është një shqetësim për komentatorin e “DAZN“, Pierluixhi Pardo, i cili shprehet se ka besim te zgjedhjet e Igli Tares, që në vitet e fundit rrallë herë ka gabuar në merkato.

“I besoj Tares, Lacio në vitet e fundit rrallë herë ka bërë gabime në këto lloj blerjesh, Ai u infektua me virus, që ndikoi te ai në fillim. Merr pak më tepër kohë për t’u kthyer sërish në formë dhe për t’u rritur fizikisht. Korrea po bën mirë dhe për Imobilen nuk ka nevojë të flasim. Për këtë arsye Lacio nuk ka nevojë për Muriqin”, ka thënë Pierluixhi Pardo./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online