VIDEO/ Përplasja e makinës si nëpër filma, si shpëtoi lojtari i Arsenalit nga tragjedia

Lojtari i Arsenalit, Willock, i ka shpëtuar fare mirë tragjedisë pas përplasjes me makinë. “Daily Mail” ka raportuar ngjarjen e ndodhur në ditën e shtunë, atëherë kur futbollisti ishte duke shkuar për stërvitje. Mesfushori 21-vjeçar ka humbur kontrollin e makinës së tij “Mercedes G-Class”. Fillimisht është përplasur me një rrethuese në krahun e djathtë dhe makina doli tërësisht nga kontrolli, duke krijuar skenën e filmit.

Por fatmirësisht për Willock në dalje të rrugës ishte një hapësirë e zënë nga disa shkurre dhe nuk mund të bëhej dëm i madh. Madje edhe lojtari nuk kaloi tronditje të madhe, duke zbritur për 57 minuta në fushë kundër Lidsit në ndeshjes e zhvilluar gjatë së dielës. Pamjet vijnë të filmuara nga makina që qëndronte mbrapa Willock dhe dëshmitari i është afruar për ta ndihmuar, duke konstatuar shpejtësinë e tepërt. “Po e di, unë jam idiot”, i është kthyer pjesëtari i “topçinjve”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online