Dueli i sotëm në shifra, 15-0 për bardheblutë

Dy finalet e 1976-ës dhe 2012-ës të këtij çifti janë fituar prej kryeqytetasve

FATMIR EFICA

Përplasen sot në finalen e edicionit të 65-të të Kupës së Shqipërisë Tirana dhe Skënderbeu. Ndeshja luhet në “Elbasan Arena” dhe shifrat e këtij dueli flasin për një dominim total të bardhebluve. Tirana ka 22 finale dhe 15 trofe të ngritur lart. Skënderbeu numëron 4 finale, ku ka dështuar në të gjitha. Sot është hera e tretë, që korçarët përplasen me Tiranën në finale. Më 1976-ën, nëpërmjet dy takimeve, triumfonte skuadra bardheblu, që edhe më 2012-ën nuk gabonte, duke fituar ngushtë 1-0, pas kohës shtesë. Bardheblutë kanë “avantazhin” e bilancit në 12 sfidat e deritanishme në kupë, nga të cilat 9 i kanë fituar dhe 3 i kanë barazuar. Golaverazhi është në favor të Tiranës dukshëm i thellë, 20:5. Tirana ka 5 vite që nuk e fiton këtë trofe, që për herë të fundit ua ka rrëmbyer korçarëve.

Skeda e Tiranës në kupë 

Pjesëmarrëse: 65 edicione

Në çerekfinale: 52 herë

Në gjysmëfinale: 34 herë

Në finale: 23 herë

Fituese: 15 herë

Bilanci: 527 ndeshje, 263 fitore, 89 barazime, 85 humbje.

Golat: 855:369

Ndeshje me Skënderbeun: 12

Bilanci: 9 fit, 3 bar, 0 humb, gol 20:5

Rezultati i kualifikimeve: 6-0

Në turin e parë: Me Sopotin, 1-1 e 7-0

Në turin e dytë: Me Luftëtarin, 4-1 e 1-0

Në turin e tretë: Me Kukësin, 2-1 e 0-0

Në turin e katërt: Me Besëlidhjen, 1-1 e 2-0

 

Skeda e Skënderbeut në kupë

Pjesëmarrës: 61 edicione

Në çerekfinale: 30 herë

Në gjysmëfinale: 13 herë

Në finale: 4 herë

Fitues: asnjëherë

Bilanci: 341 ndeshje, 148 fitore, 76 barazime, 117 humbje, gol. 512:424

Ndeshje me Tiranën: 12

Bilanci: 0 fit, 3 bar, 9 humb. Gol. 5:20

Rezultati i kualifikimeve: 0-6

Në turin e parë: Me Butrintin, 1-1 e 8-0

Në turin e dytë: Me Apoloninë, 1-1 e 3-0

Në turin e tretë: Me Laçin, 1-1 e 1-0

Në turin e katërt: Me Teutën, 1-0 e 1-0

 

HISTORIA/ Finalet e Tiranës

1939 TIRANA – Vllaznia       5-3 e 2-1

1948 PARTIZANI–Tirana      5-2

1949 PARTIZANI–Tirana      1-0

1952 DINAMO–Tirana          4-1

1963 TIRANA–Besa              2-3, 1-0 (p.5:3)

1976 TIRANA–Skënderbeu    3-1 e 0-0

1977 TIRANA–Dinamo         2-1, 1-2 (p.8-7)

1982 DINAMO–Tirana          1-0 e 2-3

1983 TIRANA–Flamurtari      1-0

1984 TIRANA–Flamurtari      2-1

1986 TIRANA–Vllaznia           3-1

1994 TIRANA–Teuta            0-0 e 1-0

1995 TEUTA–Tirana             0-0 (p.4:3)

1996 TIRANA–Flamurtari     1-1 (p.4:3)

1999 TIRANA–Vllaznia         0-0 (p.3-0)

2001 TIRANA–Teuta           5-0

2002 TIRANA–Dinamo        1-0

2005 TEUTA–Tirana            0-0 (p.6:5)

2006 TIRANA–Vllaznia        1-0

2008 VLLAZNIA–Tirana      2-0

2009 FLAMURTARI–Tirana     2-1

2011 TIRANA–Dinamo          1-1 (p.4:3)

2012 TIRANA–Skënderbeu     1-0 (120’)

 HISTORIA/Finalet e Skënderbeut

1958  PARTIZANI–Skënderbeu   4-0

1965  VLLAZNIA–Skënderbeu      1-0

1976  TIRANA–Skënderbeu         3-1 e 0-0

2012  TIRANA–Skënderbeu        1-0 (120’)

Vetëm 7 kupa jashtë Tiranës

Sport Ekspres paraqet rastet, kur ekipet e rretheve kanë arritur të triumfojnë ndaj ekipeve kryeqytetase. Mjafton statistika e mëposhtme për të kuptuar “rropatjen” e skuadrave të rretheve në 65 edicionet e deritanishme.

1979  Vllaznia–Dinamo         2-1 dhe 1-1 (120’)

1985  Flamurtari–Partizani     1-0

1988  Flamurtari–Partizani     2-1

1995  Teuta–Tirana               0-0 (120’) p.4-3

2005  Teuta–Tirana              0-0 (120’) p.6-5

2008  Vllaznia-Tirana           2-0

2009  Flamurtari–Tirana      2-1

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *