Mbrëmjen e djeshme janë përcaktuar edhe skuadrat që do të marrin pjesë në fazën e 1/16-ve për sa i përket Kupës së Italisë. Një fazë kjo që rezervon një duel shqiptarësh, teksa Roma dhe Specia do të vihen përballë njëra-tjetërës, me Kumbullën dhe Ismajlin që do të luajnë për një vend në 8 më të mirat e këtij kompeticioni.
Ndërkohë një kundërshtar i vështirë është rezervuar për Interin, që përballë do të ketë një skuadër si Fiorentina. Milani do të synojë kualifikimin përballë Torinos, ndërsa një rival i lehtë në letër duket për Napolin e Elseid Hysajt, që do të ndeshjet me Empolin. Sa i përket Lacios, kundërshtari i saj do të jetë Parma./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Juventus-Xhenoa
Lacio-Parma
Milan-Torino
Roma-Specia
Napoli-Empoli
Inter-Fiorentina
Sasuolo-Spal