Armando Vajushi mund ta vijojë karrierën në Shqipëri. Shkodrani ka mbetur pa ekip pas aventurës me Avelinon, ndërkohë që ofertat nuk i kanë munguar. Sulmuesi anësor ishte para disa ditësh në Turqi dhe u stërvit me Botoshanin.
Nuk ka marrëveshje me rumunët dhe tanimë në sulm për shërbimet e tij janë dy klube të Superiore. Sipas asaj që raporton Telesport, Vajushi ka pasur një bisedë me drejtuesit e Kukësit dhe parimisht ka një marrëveshje mes palëve.
Gjithsesi ende nuk është mbyllur asgjë, pasi edhe Partizani ka shfaqur interes dhe është futur në garë për shërbimet e tij raporton i njëjti burim. Cilësitë e shkodranit dihen, ndërkohë që duhet parë se kush do e fitojë garën për Vajushin.