Duart e Etrit Berishës fundosin edhe Milanin në rrugën për titullin kampion, kuqezinjtë “ngecin“ në Torino

Ka përfunduar me rezultatin e barabartë 0-0 ndeshja mes Milanit dhe Torinos. Kuqezinjtë kanë “ngecur“ në Torino, duke mos arritur të marrin tre pikët mjaft të vyera për rrugëtimin drejt titullit kampion. Pas humbjes së Napolit, tashmë edhe “djajtë“ fundosen nga duart e Etrit Berishës.

Portieri shqiptar ka bërë një paraqitje për t’u duartrokitur, duke ulur “qepenat” e katërkëndëshit të skuadrës së tij. Milani tashmë mbetet në kuotën e 68 pikëve, vetëm dy më shumë se Interi. Zikaltrit kanë në duart e tyre fatet e kreut të tabelës, pasi numërojnë një ndeshje më pak se rivalët e këtij sezoni për titullin kampion./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *