“Duan ta dëmtojnë pasi u shpall trajneri i vitit”! Alban Xhaferi flet për rrëfimin e Brdariç në mediat gjermane dhe objektivat: Vllaznia do titullin!

Tema e ditës së sotme ka qenë një intervistë e dhënë nga ana e trajnerit Brdariç për mediat gjermane. Në bazë të atyre fjalëve, imazhi i futbollit shqiptar ishte goditur jo pak, pa harruar edhe kritikat për klubin që nisnin nga fusha stërvitore e deri te historia e thërritjes për darkë të lojtarëve në vonesat e pagave. Ndërkohë në lidhje me këtë situatë ka reaguar për “Ermir Vajushin” edhe presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi. Ky i fundit është shprehur se ka pasur një keqinterpretim të fjalëve nga ana e mediave në mënyrë që të godasin Brdariç pas marrjes së titullit në RTSH.

Politika për tifozët: “Klubi këtë vit ka marrë disa vendime të rëndësishme për tifozët, ku dihet tashmë lançimi i biletave falas për femra si dhe aplikimi i çmimeve më të mira krahasuar me skuadrat e tjera të superiores. Gjithashtu ofrimi i aboneve me zbritje deri 25% ka qenë një bonus për tifozët. Ne shpresojmë që në pjesën e dytë të sezonit, tifozët të tejmbushin shtëpinë e tyre, tempullin Loro Boriçi dhe ta motivojnë ekipin si lojtar i 12.

Politikat për lojtarët e rinj: “Aktualisht jemi në faze negociatash për lojtarët që i mbaron kontrata në fund te vitit. Gjithashtu nga akademia po mendojmë që të kontraktojmë disa lojtarë me potencial për ekipin e parë. Për pjesën e dytë të sezonit kam instruktuar grupin teknik bashkë me trajnerin që të rrisin minutat për lojtarët e rinj nën kontratë. Gjithmone duke u bazu edhe tek performanca ne stervitje. Si politikë e klubit është që të rrisim prezencën e talenteve tek ekipi i parë. Nga ana tjetër po shohim mundësinë e zgjidhjes së kontratave me disa lojtarë që nuk kemi arritur ti gjejmë hapësirën e duhur në ekipin e pare përsa i përket minutazhit, por gjithashtu po shohim mundesinë e huazimit të disa lojtarëve që kanë potencial, në mënyrë që të marrin sa më shumë minuta në ndonjë skuadër tjetër”.

Merkato: “Po punojmë në dy fronte, si në hyrje ashtu edhe në dalje. Emra konkret nuk mund të japim për efekt negociatash. Skuadra është e kompletuar pothuajse dhe po mundohemi që të sjellim ndonjë lojtarë që të rrisë akoma më shumë cilësinë e skuadrës. Merkato pastaj është edhe punë fati. Nganjëherë nuk të ofron shumë, por nganjëherë të ofron element shumë cilësorë.

Objektivi: “Objektivi kryesorë është titulli kampion. Besojmë shumë, pavarësisht diferencës së pikëve që kemi aktualisht. Do luftojmë në dy fronte deri në fund”.

Privatizimi: “Procesi i privatizimit siç dihet ka perfunduar. Kalimi i aksioneve është me marveshje për nje periudhë kohore dhe ne si grup kompanish po kryejmë pagesat në mënyrë të rregullt pranë autoritetit shitës Bashkia Shkodër. Besoj se kalimi i plotë i pronesise mund të përfundojë maksimumi deri në pranverë.

Terrenet sportive: “Në janar përfundon fusha Reshit Rusi, por jemi në vlerësim për një kompleks me disa fusha. Besoj që shumë shpejt do kemi të reja.

Deklarata e Brdaric: “Deklarata e Brdari? është interpretuar në disa media me qellimin për ta dëmtuar atë pas titullit që mori. Sigurisht që demtimi i tij është edhe dëmtim i Vllaznisë prandaj duhet të kemi kujdes”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *