Ndeshja që do të ketë gjithë vëmendjen në “Premier League”, “mësuesi” Guardiola ngelet pa “nxënësin” Arteta

Pas një pritje të gjatë, më në fund trajneri spanjoll, Mikel Arteta ka gjetur Arsenalin që kërkon prej 1 viti. Në ndeshjet e fundit, topçinjtë kanë treguar karakter dhe tashmë ndodhen në zonën e Uefa Champions League. Lojtarët e kanë pranuar që Mikel Arteta i motivon të bëjnë maksimumin.

Megjithatë, londinezët do të duhet të bëjnë pa trajnerin e tyre në datën 1 janar, ku do të luajnë ndaj Manchester City-t të Guardiolës. Arteta ka rezultuar pozitiv në testimet e fundit dhe do ta shohë përballjen me “ish mësuesin e tij” nga shtëpia. Kujtojmë që Arteta ka qenë zëvendës trajner tek Manchester City, përpara se të pranonte një ofertë nga Arsenal. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online