Zbulohet personazhi i vitit në “Sport Ekspres”! Kalon edhe Armando Brojën, është kampioni botëror që mbart mesazhin e madh

“Sport Ekspres” ka hapur që në datën 12 dhjetor sondazhin për të votuar “Personazhin e Vitit” mes 8 kandidaturave që kanë lënë gjurmë të madhe. Konkurrenca ka qenë shumë e fortë mes dy protagonistëve kryesor, Armando Broja që na ka fituar zemrat tona me futbollin e tij dhe Briken Calja që ngriti lart flamurin shqiptar vetëm falë shpatullave të tij, për t’u emërtuar: “KAMPION BOTE”.

Në fund, lexuesit dhe ndjekësit e “Sport Ekspres” kanë zgjedhur që Briken Calja të quhet “Personazhi i Vitit”, ndërsa në të shkuarin, ishte Myrto Uzuni që triumfoi mbi të gjithë. Por nëse Armando Broja ka pasur gjithë kushtet e mundshme për të zhvilluar më tepër talentin e tij, ky nuk ishte rasti i Briken Caljas dhe për këtë arsye, përfundimi mund të quhet më shumë se i drejtë.

I lindur në “fshatin e kampionëve”, Shtërmen, për shkak të emrave të shumtë që janë bërë protagonistë për Shqipërinë dhe që ka nxjerrë kjo zonë, Brikeni nuk kishte “luksin” e të tjerëve. Pra jemi në pikën ku quajmë luks vetëm kushtet e duhura për t’u stërvitur në mënyrë që të paraqiteshim në mënyrë sa më dinjitoze në garat europiane.

Vetëm kaq mjafton që të kuptojmë sesa të pabarabarta janë garat që zhvillon Briken Calja. Nuk ka “ushtri” të madhe njerëzish që i rrinë në shërbim si kolegët e tij, por në fund fiton më tepër medalje se ata. Herën e fundit do të shkëlqente për t’u shpallur kampion bote në shkëputje dhe nënkampion në shtytje dhe dygarësh.

Tanimë kanë dalë edhe rezultatet e testit antidoping dhe suksesi është i certifikuar. Në fund ndjekësit e “Sport Ekspres” kanë zgjedhur si më të preferuarin e tyre njeriun që i ka sjellë titullin “kampion bote”. Për këtë arsye të gjithë duhet të themi: “Briken, të falemi nderit”! /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online