“Duam që ky vit të jetë ai i hakmarrjes”, Tare zbulon strategjinë e Lacios: Edhe të rinjtë po luajnë me skemat e Sarrit

Lacio Primavera morën një fitore kundër Rexhinës dy ditë më parë, çka ka sjellë gëzim në radhët e bardhekaltërve të vegjël. Në një intervistë të dhënë për “Lazio Style Channel”, Etien Tare është shprehur se ky vit të jetë ai i hakmarrjes për ta. Djali i drejtorit sportiv të klubit kryeqytetas, Igli Tares, shton se ekipi i të rinjve po përvetëson të njëjtat skema dhe mënyrë loje si ato që aplikon Sarri në mënyrë që kalimi në ekipin A të jetë sa më i lehtë për ta.

“Viti i kaluar ishte një mësim për ne. Ne kishim një sezon të vështirë dhe prandaj duam që ky të jetë viti i hakmarrjes për të gjithë. Po punojmë shumë duke u përpjekur që topi të vrapojë aq shpejt sa bën ekipi i parë. Ne kemi përshtatur të njëjtat module të tyre, në mënyrë që të jemi gati kur Sarri të na thërrasë me të për stërvitje”, është shprehur Etien Tare./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online