Nejmar Zhunior dhe e ardhmja e tij po përfliten gjithnjë e më shumë, me brazilianin që duket se kërkon me ngulm rikthimin te Barcelona.
Diçka të tillë e raporton “Mundo Deportivo”, ku sipas tyre, Nejmar i ka dërguar edhe një mesazh së fundmi presidentit të PSG-së, Naser Al-Kelaifi. Në këtë mesazh, braziliani shprehte hapur dëshirën e tij për t’u rikthyer në “Camp Nou”.
“Nuk dua të luaj më për PSG-në. Dua të kthehem në shtëpinë time, aty ku kurrë nuk duhet të isha larguar”, ky mësohet të jetë mesazhi i dërguar nga Nejmar drejt Al-Kelaifit. Braziliani ia ka treguar vetëm rrethit të tij më të ngushtë këtë mesazh, nga ku mund edhe të ketë burime media spanjolle “Mundo Deportivo”. Tashmë, dëshira e yllit brazilian duket krejtësisht e qartë.