“Dua të jem te Reali i Madridit”, flet Myrto Uzuni: I kam idetë e qarta…

Myrto Uzuni do të luajë në nivelin më të lartë të kompeticionit europian në Champions League. Por kush është ëndrra më e madhe e sulmuesit shqiptar? Një ditë kërkon të luajë me Realin e Madridit. Në një intervistë që ka dhënë për “Wake Up”, lojtari i Ferencvarosh tregon edhe vështirësitë që ka kaluar përgjatë karrierës.

“I kam idetë e qarta, e di çfarë dua, dua vetëm që të stërvitem fort, ia dedikoj familjes sime golat,  kemi emigruar që në moshë të vogël në Greqi dhe jeta ska qenë e thjeshtë atje. Më pas prindërit e mi braktisën shtëpinë e çdo gjë atje dhe erdhën në Shqipëri vetëm për mua që të më ndihmonin që të ecja përpara.

Unë shoh përpara, puna ime është të shënoj sa më shumë gola, i marr shkallët një nga një, Real Madridi ka qenë ëndrra ime, ku dua të jem pas disa vitesh”, tha Uzuni. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online