“Dështaku i Chelsea-t” thyen rekordin e legjendës Platini, ndodh me Francën

Oliver Giroud ka thyer rekordin e Mishel Platini në renditjen e golashënuesve të kombëtares franceze me golat e shënuar ditën e sotme përball Ukrainës. Sulmuesi qëndror “çau rrjetën” 2 herë duke kapur kuotën e 42 golave. Aktualisht Giroud ka 1 gol më shumë sesa “i pa përsëritshmi” Mishel Platini. Tashmë 34 vjeçari ka një mision mjaft të vështirë, pasi kryesimi mbahet nga një tjetër legjendë, Thierry Henry.

Ish-lojtari i Arsenalit ka shënuar 52 gola me fanellën e gjelave dhe mund ta humbë këtë pozicion nëse Giroud vazhdon të shënojë. Në të kundërt nga perfomancat me Chelsea, ku sulmuesi nuk tregon absolutisht asgjë, në këtë ndeshje ishte një nga më të mirët në fushë, duke i dërguar një sinjal trajnerit Lampard se është aty për të ndihmuar skuadrën. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online