“Dua të drejtoj një kombëtare”, një italian tjetër për stolin e Shqipërisë?

“Kurrë nuk kam thënë se do të ndalem, do të doja të stërvitja sërish, ndoshta një ekip kombëtar”, është shprehur për “Sky Sport” Alberto Malezani, i cili nuk drejton një skuadër që prej vitit 2014. Por kaq ka mjaftuar dhe në Itali kanë nisur aludimet e para.

Duke parë rreth e rrotull situatën e kombëtareve, “calciomercato.it” shkruan se duhet mbajtur një sy edhe nga Shqipëria. Situata në kombëtare pas humbjes 0-4 me Skocinë nuk është aspak e mirë, ndaj edhe në Itali nisin të aludojnë.

Greqia është një tjetër opsion, ashtu si edhe Sllovenia. Malezani ka goxha eksperiencë, pasi për vite të tëra ka punuar në Serie A. Kievo, Fiorentina, Parma, Verona, Modena, Udineze, Empoli, Siena, Bolonja, Xhenoa, Palermo dhe Sasuolo janë stacionet e karrierës së 64-vjeçarit në Itali, ndërkohë që ka drejtuar në Greqi edhe Panathinaikosin.

Ne sezonin 1998-1999 ai ka arritur të fitojë edhe Kupën UEFA me Parmën. Po atë sezon fitoi Kupën dhe Superkupën e Italisë. Do jetë apo jo kandidat për të zëvendësuar Panuçin, kjo mbetet për t’u parë. Aludimet në Itali kanë nisur, por nuk duhet harruar se emri i Malezanit nuk është hera e parë që lidhet me Shqipërinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *