“Dronin në Serbi e ngritën kosovarët, Shqipëria nuk di të bëjë nga këto“, çudit Statovci: Nuk mund të përkrah dot Shqipërinë para Kosovës

Faruk Statovci ka çuditur me deklaratën e tij në studion e emisionit “Dueli Sportiv“ në “RTV Dukagjini“. Ish-lojtari ka thënë se dronin në Serbi e kanë ngritur kosovarët, pasi Shqipëria nuk di të bëjë veprime të tilla. Statovci gjithashtu ka thënë se nuk mund të përkrahë Kombëtaren e Shqipërisë përpara Kosovës.

“E dua Shqipërinë. Kam shkuar e kam parë Shqipërinë dhe shkoj e shikoj. Por përderisa Kosova luan, duhet të jem shikues i Kosovës. Përderisa jetoj në Kosovë, unë nuk mundem të shkoj të përkrah Kombëtaren e Shqipërisë përpara të Kosovës. Duhet të dinë të gjithë. Jam i bindur që edhe dronin në Serbi kosovarët e kanë ngritur. Është organizuar nga kosovarët, ta garantoj me jetë, sepse Shqipëria nuk di të bëjë nga ato“, ka thënë Faruk Statovci./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online