“Dritë” për Kristal Abazajn, zbulohet oferta e parë

Kristal Abazaj nuk është në planet e Anderlehtit, por kjo nuk është një dramë për sulmuesin anësor që u shit në Belgjikë nga Skënderbeu për shumën e 750 mijë eurove. Jeta vazhdon dhe ditë më parë në mediat belge është raportuar se Abazaj ka kërkuar që të mbetet në të njëjtin kampionat.

Ajo që më së shumti do futbollisti i kombëtares janë minutat dhe ato ia mundëson Lokereni i vendit të fundit, që sipas Het Nieuwsblad po monitoron Abazajn dhe është gati të bëjë një ofertë për të.

Gjithçka është në fazat fillestare dhe mbetet për t’u mësuar se çfarë do të ndodhë. Formula e transferimit sigurisht që është huazimi, pasi Anderlehti nuk mund ta humbasë me parametro zero sulmuesin që shkëlqeu në Superiore te Luftëtari.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online