Dritë në fund të tunelit, Ajeti vendos shpejt për të ardhmen

0

Mbrojtësi Arlind Ajeti është ende në ajër. Shqiptari u kthye te Torino pas huazimit tek ekipi i Krotones. 24-vjeçari nuk kishte stabilitet te skuadra tjetër e Seria A-së, por i rëndësishëm është fakti që koleksionoi minuta. 1268 minuta në 15 ndeshje me skuadrën e Krotones.

Kthimi në Torino është një “pit-stop” i vogël, pasi i ka të mbyllura dyert në skuadrën që ka në zotërim kartonin e tij. Nga krahu tjetër, shqiptari kërkon të dalë i lirë dhe të marrë letrat nga Torino, pasi ka ka patur disa sinjale dashurie nga ekipi i Krotones.

Ai mund të rikthehet aty ku mbylli sezonin që lamë pas. Italianët e “Tuttomercatoweb” publikojnë lajmin për kalimin e mundshëm të Ajetit te Krotone. Të presim dhe të shohim, pasi 24-vjeçari mund të mbetet sërish në kampionatin elitar të futbollit italian.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.