Driblim, fantazi, klas, lëvizje hipnotizuese! Silvinjo kërkon ta sjell te Shqipëria për Europian, shihni se çfarë bën 19-vjeçari Brajan Gruda në Bundesligë (VIDEO)

Silvinjo kërkon që të sjell një talent të madh te Shqipëria. Brajan Gruda është 19-vjeçari që jo vetëm është titullar i padiskutueshëm, por është edhe një nga lojtarët kryesor të Mainz. Në humbjen e djeshme kundër Heiddenehim, Gruda ishte më i miri i takimit.

Ai ka shkëlqyer në mënyrën e lojës duke treguar një klas që në fakt, te lojtarët e Shqipërisë, e kanë aktualisht vetëm pak futbollistë. Fantazi, lëvizje hipnotizuese, shpejtësi dhe driblime të një niveli tjetër. Për të parë vetëm pak nga aftësitë e Grudës që i ka shfaqur të gjitha vetëm në ndeshjen e djeshme të Bundesligës, mund të shihni videon më poshtë. Ne urojmë vetëm që Silvinjo ta bind për të lënë Gjermaninë dhe t’i bashkohet Shqipërisë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *