Policia nuk qëndron në heshtje, procedohen tre persona për ndeshjen mes Tiranës dhe Vllaznisë

Ndeshja me Tiranës dhe Vllaznisë nuk është mbyllur në qetësi sa i përket tifozëve. Thyerje e stolave dhe njëkohësisht hapja e fikseve të zjarrit para tifozëve shkodran shkaktuan kaosin e madh, pa harruar edhe hedhjen e flakadanëve. Për këtë arsye Policia e Tiranës ka njoftuar se ka nisur procedimin penalisht për tre persona.

Ushtruan veprime të dhunshme gjatë dhe pas ndeshjes Tirana-Vllaznia, procedohen penalisht 3 shtetas. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1, në vijim të veprimeve hetimore për situatën e krijuar gjatë dhe pas ndeshjes Tirana-Vllaznia të zhvilluar mbrëmjen e djeshme në stadiumin “Air Albania”, bënë identifikimin, shoqërimin dhe proceduan penalisht shtetasit, të cilët gjatë ndeshjes hodhën flakadanë në fushë dhe pas përfundimit të saj ushtruan veprime të dhunshme, duke dëmtuar stolat e stadiumit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online