Drejtori Tiranës i përgjigjet Sormanit, Laçi: Lojtarët stërviten në rrugë, kanë hyrë me momente në stadium

Disa ditë më parë trajneri i Partizanit u ankua se lojtarët e tij po stërviten në kushte shtëpie ndërsa ata të Tiranës në stadium. Sormani pati deklaruar se i ka parë vet lojtarët bardheblu të cilët kryenin ushtrime pranë “Selman Stërmasit”. Të njejtat pretendime janë ngritur edhe nga mediat vendase të cilat kanë treguar me foto e video se ekipi i Tiranës stërvitet në fushë duke thyer rregullat e karantinës.

I gjithë ky argument është hedhur poshtë nga drejtori sportit Arbi Laçi. I ftuar në “Ora News” Laçi ka thënë me bindje se lojtarët e tij më së shumti janë stërvitur në rrugë dhe brenda orarit të kufizimit. Deri më tani Tirana nuk ka deklaruar ulje rrogash për lojtarët e stafit teknik por Laçi thotë se në fund të pandemisë do të bëhen të gjitha llogaritë e mundshme për të rishikuar këtë vendim të përkohshëm.

“Të gjitha klubet me grupe të vogla kanë shkelur terrenin e gjelbër dhe kanë filluar stërvitje. Pothuajse të gjitha klubet të ndarë në grupe të vogla kanë bërë stërvitje. Ndërsa për rastin që ju thoni, janë dy lojtarë që bënin stërvitje në rrugë dhe një moment vendosën që të futen në stadium. Të gjithë kanë gjetur një moment gjatë fashës së orarit të lejuar për tu stërvitur.

Ne kemi filluar tashmë me stërvitjen online. Përgjatë kësaj periudhe kemi qenë në kontakt me FSHF. Ne gëzojmë kapacitete infrastrukturore për të ndjekur plane të ndryshme stërvitore. Fillimi i majit mund të na gjejë në fushë për të bërë stërvitje, normalisht duke ndjekur të gjitha masat e distancimit social apo edhe higjienës.

Diskutimi është i ndryshëm për ekipe të ndryshme në varësi të qytetit. Futbolli meriton më tepër vëmendje, edhe përpara pandemisë edhe në këtë kohë. Shpresoj që kjo kohë të kalojë sa më shpejt. Nuk duam që të presim vetëm për ndihma. Ka një manual nga FIFA për manaxhimin e situatës në këtë kohë. Nuk mund të them se si do të vijojë kampionati. Vetëm pas kësaj mund të bëjmë llogaritjet e duhura për reduktimin e pagave”-ka thënë Laçi./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online