“Po të ishte presidenti i Tiranës aty do flisja”, Safet Gjici: Rivaliteti ynë shkon deri në fund, Rama na ndihmon nëse…

Nga Klaudio Ndreca

Safet Gjici ka qenë i pranishëm në “Ora Sport”, atje ku ka folur për gjendjen e vështirë që po kalon futbolli ynë teksa është i bllokuar për shkakun e Koronavirusit. Presidenti i Kukësit është besimplotë se do të ketë një ndihmë nga ana e kryeministrit Rama nëse kjo situatë do të vazhdojë për shumë gjatë dhe klubet do të jenë në krizë më të madhe.

I ftuar në emision ishte edhe drejtori sportiv i Tiranës, Arbi Laçi. Ndërkohë Gjici ka refuzuar që të bëj një koment ngacmues sa i përket rivalitetit, duke thënë se një gjë e tillë do të vinte nëse do të gjendej i ftuar Refik Halili.

“Pagat ashtu si dhe ekipet evropiane. Gjithkush varet nga puna që bën. Ne normalisht presim udhëzimin e FIFA-s. Normalisht këto paga nuk mund të vijojë për shumë kohë pasi shumë persona mund të mbeten pa punë. Vendimi i takon bordit të klubit për të vendosur se si do të procedojë. Unë mendoj se vendimi për reduktimin e pagave do të jetë njësoj për të gjithë nuk mund t’i ulësh njërit më shumë e tjetrit më pak.

Nëse do të ishte Presidenti i Tiranës do t’i thoja diçka sa për rivalitet por duke qenë se është drejtori sportiv nuk mund t’i drejtohem. Kampionati është në një situatë të pazakonshme. Rivaliteti do të vazhdojë deri në fund.  Situata që jemi është një dëm i madh edhe për klubet. Kryeministri ka thënë që do të përballojë të gjithë shtresat në nevojë e më pas do të ndihmojë fashat e tjera. Nëse do të jenë në vështirësi të mëdha. Unë do thoja që dhe futbolli duhet ndihmuar. Nuk është ndonjë fitim i madh nga futbolli por është një sakrificë i drejtuesve të klubeve për sportin”, tha Gjici. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online