“Kam kontaktuar me shumë presidentë klubesh këto ditë”, flet Endri Çekiçi: Unë jam për në Spanjë

Nga Klaudio Ndreca

Përpara disa ditëve është përfolur për një interesim të Arsenalit kundrejt Çekiçit. Por “Sport Ekspres” konfirmoi nga burime të sigurta se flitej për një fantazi të mediave sllovene dhe se nuk kishte asgjë reale. Ndërkohë vetë futbollisti ka folur për “Ora Sport” për të folur rreth të ardhmes së tij, megjithëse nga Çekiçi nuk kanë dalë kur emra konkret.

Këtë herë sulmuesi shqiptar shprehet se ka kontaktuar me shumë president klubesh nga izolimi. Kur flitet për kampionatin e preferuar, thuhet se Spanja është kampionati që i përshtatet me stilin e tij të lojës.

“Momentalisht ka zëra të shumtë. Gjatë periudhës së karantinës kam kontaktuar me shumë presidentë të klubeve të ndryshme. Deri më tani gjithçka do të mbetet në kuadrin e zërave. Pa mbaruar pandemia asnjë klubet nuk mund të hyjë në zbatim. Unë personalisht për stilin tim të lojës do të shkoja në Spanjë. Përderisa nuk ka asgjë zyrtare. Unë nuk jam shumë i informuar rreth kësaj teme por di që ka shumë zëra. Deri në momentin që nuk ka asgjë konkrete puna ime është vetëm që të ulë kokën dhe të punoj”, tha Çekiçi. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online