Drejton Kulbakov, bjellorusi me “dorën e lehtë”!

0

Sfida mes Izraelit dhe Shqipërisë do të drejtohet nga Aleksei Kulbakov, arbitri ndërkombëtar nga Bjellorusia. Kulbakov, 37-vjeç, ka prej vitit 2006, ora 11 vjet, që gjykon si ndërkombëtar. Kulbakov mori pjesë edhe në Europianin e fundit në Francë, por vetëm si gjyqtar i katërt. Dy ndeshjet e fundit ndërkombëtare kanë qenë Moldavi-Serbi 0-3 dhe Gjeorgji-Austri 1-2. Pra, një ogur i mirë, sepse s’ka dy pa tre, kur bëhet fjalë për fitueset jashtë fushe. Shqipëria, në fakt, do të jetë udhëtuese.

Ndërkohë, mesatarja e tij është 3 të verdhë për ndeshje, kurse të kuqet janë me pikatore, pasi në 86 ndeshje vetëm 10 herë e ka nxjerrë kartonin në fjalë. Gjithashtu, akordimi i 11-të metërshave është i vështirë për bjellorusin, që ka akorduar 6 të tillë në karrierën e tij si ndërkombëtar. Kulbakov do të ndihmohet nga Dimitri Zhuk, Oleg Maslianko dhe i katërti Denis Sherbakov.

Sa i përket predecentëve, në karrierën e tij kurrë s’ka gjykuar një sfidë të kombëtares A të Izraelit dhe Shqipërisë. Por, ka drejtuar, si për ironi të fatit, moshat, pra U-19. Shqipëri U-19-Irlandë U-19 1-2, e vlefshme për kualifikueset e Euro 2009. Gjithashtu ka mbajtur Izrael U-19 kundër Maqedonisë dhe Izraelit.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.