Mbrojtësi i Shakhtar Donetsk, Marlon, tregoi situatën e tmerrshme në të cilën po gjendet. Rusia është gati të marrë Kievin në zotërim, teksa kanë nisur l.uftimet për këtë territor. Lojtari i ekipit ukrainas ndodhet në një bunker në Kiev, ku është strehuar së bashku me familjen e tij dhe disa lojtarë të tjerë.
“Jemi në bunker, ka vetëm një banjë, pak krevate dhe pak ushqim. Djalit tim dhe fëmijëve të disa lojtarëve po i mbarojnë qumështi dhe pelenat. E kam fjalën për foshnjat tre muajshe, trupat ruse po na afrohen. Situata është e vështirë. Junior Moraes rrezikoi dhe doli nga streha për të marrë ushqim, fatmirësisht e gjeti. Do përpiqemi të ikim nga Ukraina me autobus ose avion në rast të një armë.pushimi”, tha Marlon. /Sport Ekspres/