Drama e Klopit, finalet janë “të helmuara”

Nëse ka një person që do ta vajtojë gjatë finalen e sotme në Champions League ai nuk është Loris Karius, por trajneri Jyrgen Klop. Gjermani tashmë vuan nga një mallkim, sepse duket se në finale i shkon gjithçka ters.

Trajneri i Liverpulit drejtoi finalen e shtatë në karrierë dhe kundër Realit humbi finalen e tij të gjashtë.

Dy herë në finalen e Kupës së Gjermanisë, 2 herë në Champions League, një herë në Kupën e Ligës dhe një herë në Europa League, Klop gjithnjë ka dalë kokulur. Triumfi i vetëm ka ardhur në finalen e Kupës së Gjermanisë në vitin 2012, kur drejtonte Dortmundin.

Ndoshta është edhe faji i tij, ndoshta nuk di t’i menaxhojë mirë ndeshje kaq të rëndësishme, por kundër Realit gjithçka i eci kundër, nga dëmtimi i yllit Salah, deri te gafat absurde të një portieri që u duk si amator.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *