Ka rezultuar një dramë e vërtetë, pista e parafundit e Formula 1. Pas disa ndalesash dhe penalizmesh të njëpasnjëshme për Max Verstappen, Leëis Hamilton arrin të dalë i pari dhe me xhiron më të shpejtë. Ndërkohë që hollandezi Verstappen arriti të mbajë vendin e dytë. Një garë nga fundi, lufta për titull është më e zjarrtë se kurrë, ku të dy pilotët kanë nga 369.5 pikë.
Megjithatë, Verstappen ndodhet në vendin e parë, pasi ka fituar 9 gara, kurse nga ana tjetër Leëis Hamilton 8 të tilla. Mund të duket e pamundur, por ka një skenar të tillë që të dy pilotët të mbajnë të njëjtin numër pikësh, nëse të dy do të dilnin nga gara dhe të mernin 0 pikë.
Në këtë mënyrë fituesi do të shpallej Max Verstappen, i cili do të shpallej kampion për herë të parë në histori dhe me një mënyrë tejet të pazakontë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/