VIDEO/ Vetëm një humbje dhe dominim në golat e shënuar dhe të pësuar, klubi mbetet pa titull kampion nën acarin e dëborës

Kampionati estonez është mbyllur mes emocionesh të forta, teksa një “finale” e madhe mes pretendentëve kryesorë ka vendosur titullin kampion. Flora e Talinit dhe Levadia e Talinit janë përballur me njëra-tjetrën në derbin e kryeqytetit, i cili në fund mbante vlerën e një trofeu.

Flora numëron vetëm një humbje në 32 javë kampionat, si dhe ka vendosur një dominim në aspektin e golave të shënuar dhe atyre të pësuar. Plot 90 golat e shënuar e bëjnë sulmin e tyre më të mirin e kampionatit, si dhe 23 golat e pësuar përkthehen në mbrojtjen më të mirë të kampionatit.

Megjithatë në fund statistikat nuk kanë vlerë. Nën acarin e dëborës, Flora e Talinit është ndalur në barazim 2-2 me Levadian. Kaq ka mjaftuar për këta të fundit që të kurorëzohen kampionë për të 10 herë në Estoni. Vetëm një pikë ishte diferenca mes dy klubeve, që i kanë dhuruar emocione të forta tifozëve deri në minutat e fundit të sezonit./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online