Andrea Doviciozo ka arritur të jetë më i shpejti në provat zyrtare të Çmimit të madh të Japonisë në MotoGP. Piloti italian i Dukatit regjistroi kohën 1’44”590 dhe do të niset i pari në garën e nesërme të Motegit, ndërsa pas tij u renditën Johan Zarko me Yamaha Tech3 me (+0.068) pas vendit të parë dhe Xhek Miler me Dukati Pramac me (+0.137).
Vetëm vendi i gjashtë për Mark Markezin e Hondës, i cili u rendit pas Cal Crutchlow dhe Andrea Janones, ndërsa Valentino Rosi me Jamahën e tij u rendit në vendin e nëntë.
Spanjolli Markez mund të fitojë titullin, nëse renditet në garë sipër Doviciozos, por kjo vështirë të ndodhë me “pole-position” e italianit, me këtë të fundit që ka treguar forcën e tij në Japoni dhe dëshiron të mbajë të hapur garën për titull.
Renditje e provave zyrtare të garës së Motegit