Dorëzohet Vangjeli, kalon objektivin te… titulli!

Mbrojtësi i Skënderbeut, Kristi Vangjeli, flet për ndeshjen dhe hap polemika për distancën e murit në goditjen e dënimit që u pësua goli. “E pashë që në momentin e parë që distanca ishte e madhe në momentin e murit të topit. I thashë arbitrit që distanca është e madhe, arbitri nuk më ka kthyer përgjigje. Trajektorja e Tosiçit nuk do të kalonte nëse distanca do ishte e rregullt”.

Ai flet edhe për arritjen e Skënderbeut në këtë kohë. “Atë që ka bërë Skënderbeu gjithë këtë kohë është një hap i madh. Në grupet e Europë Leagues duhet të mbahet i njëjti ritëm, presionin e fillimit duhet ta kishim vazhduar. Nga një gabim i njërit, apo tjetrit nuk kemi fuqi të vazhdojmë. Në këto nivele me një gjysmë gabimi e pëson dhe nuk merr rezultatin. E njëjta gjë na ndodhi edhe në Kiev.

Kualifikimi? Nuk mund të flasim për kualifikim, pasi Partizani ka 5 pikë, Jong Bojsi ka 3 pikë. Janë në lojë 6 pikë. Nëse Partizani fiton me Jong Bojsin është i kualifikuar dhe na lë jashtë gare. Tashmë duhet të respektojmë garën e Europa Leagues dhe gjithë shqiptarët. Objektivi ynë tashmë është kampionati. Të synojmë të bëjmë ndonjë fitore në ndeshjet e ardhshme”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online