Abou Diabi i ka thënë lamtumirë fushës së blertë në moshën 32-vjeçare. Ish-mesfushori i Arsenalit dhe Marsejës është shoqëruar nga një kalvar i gjatë dëmtimesh, që i kushtëzuan edhe mbylljen e parakohshme të karrierës. Ai ka humbur plot 314 ndeshje në 13 vite karrierë.
E nisi me Okser ku shpërtheu dhe më pas u ble nga Arsenali për shifrën e 3 milionë eurove dhe tashmë i jep fund. “Është koha e duhur për t’i dhënë fund karrierës sime. Është një vendim i vështirë, por jam menduar shumë. Pas aventurës sime te Marseja, m’u desh një vit për t’u kthyer, por ishte më e vështirë se sa mendova dhe vendosa të ndalem”, shprehet ai për RMC Sport .
Dëmtimet e njëpasnjëshme, tre operacionet (dy në kyçin e këmbës dhe një në ligamentin e gjurit) bënë që në plot 14 vite të regjistronte vetëm 208 ndeshje. Diabi u shpreh se e deklaron një kapitull të mbyllur tashmë futbollin, që i kishte kushtuar edhe pjesën më të madhe të jetës.