Bakayoko u transferua tek Napoli, në një levizje mjaft surprizë pasi francezi ishte përfolur gati gjithë merkaton e verës për një kalim tek Milani. Duket se mesfushori i Chelsea-t është detyruar për të pranuar një huazim të thjesht tek italiano-jugorët, përshkak se rrezikonte të ngelej në pankinën e bluve të Londrës. Sipas agjentit Vito Angele, Bakayoko është shprehur mjaft i frustruar me drejtuesit e Milanit të cilët bllokuan blerjen e tij.
Ai i kishte shprehur menaxherit të vet se donte patjetër një kalim tek Milani, pasi ishte skuadra që i riktheu formën që kishte tek Monako. Por dëshira e lojtarit për tu rikthyer tek Chelsea si duket e ka mërzitur klubin e “djallit”, të cilët preferuan të investonin në një talent si Tonali dhe zgjodhën të refuzonin një mesfushor kualitativ. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/