Doni sulmuesin perfekt? E ka Vllaznia, flasin shifrat

Sulmuesi matet me gola, por më me rëndësi është vlera e tyre. Një ekip ka nevojë për një lojtarë që ta nxjerrë nga situata dhe përgjithësisht për këtë duhen golat. Silvio Zhunior është një nga ata lojtarë që shënon rregullisht dhe mund të konsiderohet sulmuesi perfekt.

Kur erdhi në Shqipëri, pati shumë pikëpyetje rreth tij. Në Ukrainë në tre sezone nuk kishte shënuar asnjë gol, ndërkohë që edhe ishte aktivizuar pak. Shkodrani te Vllaznia gjeti veten dhe në 22 ndeshje Zhunior ia ka dalë të shënojë 11 gola. Pothuajse të gjithë gola me peshë.

Katër prej golave kanë qenë të vetmit për Vllazninë, që ka fituar, ndërkohë që në takimin e parë me Korabin ka realizuar të dytin dhe me vlerën e tre pikëve. Tre takime të fituara pastër nga kuqeblutë janë hapur nga sulmuesi 24-vjeçar dhe vetëm në një takim goli i tij ka qenë sa për statistika. Ndaj Vorës, në fitoren 0-6 të Vllaznisë ai realizoi të katërtin. Sikurse edhe shikohet nga shifrat, Zhunior është nga ata që i ka golat e rëndë dhe çdo skuadër do e donte një lojtar të tillë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *