Talenti slloven Luka Donçiç i ka lënë të gjithë me gojë hapur me paraqitjet e tij në “NBA”. Basketbollisti i Dallas Mavericks ka dhënë një intervistë për medien spanjolle “moviestar”, ku ka folur për ndryshimet midis basketbollit në Europë dhe në NBA.
NBA DHE EUROPA – “Këtu (në NBA) është më e lehtë të shënosh krahasuar me Europën dhe kjo s’do mend. Në Europë fusha është më e vogël dhe nuk përdoret rregulli i 3 sekondave. Prandaj them se është më e lehtë të shënosh në Amerikë”.
Lebron James tha se do të dëshironte t’u kishte në skuadër. Si u ndjetë kur e dëgjuat këtë ? – “E mbaj mend atë intervistë. Ishte diçka speciale për mua. Së pari ishte speciale të luaja kundër tij, ndërsa fjalët e mëpasshme të Lebronit e bënë akoma më speciale atë ditë”.
Mungesa e një ftese në skuadrën “All-Star” – “Doja të isha pjesë dhe u zhgënjeva shumë kur më thanë se nuk kishte vend për mua. Rëndësi kanë njerëzit që votuan për mua. U impresionova dhe kjo është ajo çka ka më shumë rëndësi për mua. Ndoshta vitin tjetër”.