Donaruma bën lojëra për rinovimin me Milanin, nga Spanja raportojnë akordin me gjigantin francez

Xhixhi Donaruma është kthyer në një çështje serioze për Milanin. Negociatat për rinovim kanë nisur prej kohësh, por ende nuk ka një marrëveshje mes palëve. Raiola vijon të bëjë lojëra për zgjatjen e kontratës, teksa kohët e fundit ka kërkuar një shifër tejet të lartë si pagë për portierin e kuqezinjve si dhe një klauzolë sa më të ulët largimi.

Por nga Spanja raportojnë të tjerë lajme. Sipas “TodoFichajes” menaxheri i Donarumës ka arritur ndërkohë akordin me gjigantët francezë të PSG-së. Kejlor Navas mund të zgjedhë të largohet drejt MLS-së amerikane në fund të sezonit dhe për këtë arsye kampionët e Francës i kanë hedhur sytë drejt gardianit italian, të cilin mund ta marrin me parametra 0 në verën e ardhshme./Halit Delibashi-Sport Ekpsres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online