Dominimi absolut i Barcelonës nuk mjafton për përmbysjen e madhe, një gol eleminon katalanasit nga Kupa e Mbretit

Atletiko e Madridit është finalistja e parë e Kupës së Mbretit. Klubi madrilen është kualifikuar me rezultatin e përgjithshëm 4-3. Pas humbjes së thellë 4-0 në ballafaqimin e parë gjysmëfinal, katalanasit kanë reaguar mbrëmjen e sotme në “Kamp Nou”. Barcelona ka dominuar bindshëm Atletikon, të cilën e ka mposhtur me shifrat e thella 3-0. Golat e Mark Bernalit (29’, 72’) dhe të Rafinjës (45’+5’) nuk kanë mjaftuar për të përmbushur përmbysjen e madhe.

Klubi katalanas eleminohet kështu nga Kupa e Mbretit dhe bileta për në finale shkon pikërisht për Atletikon e Madridit. Ekipi i drejtuar nga Simeone do të presë duelin mes Real Sosiedadit dhe Atletikos së Bilbaos për të mësuar emrin e kundërshtarit që do të ketë në finale./Sport Ekspres/