Tre gola, për tre pikë. Por, më tepër se kaq një ndeshje e dominuar totalisht, në të gjitha drejtimet. Deri në kufijtë e brutalitetit.
Bajerni fitoi 3-0 në fushën e Shtutgartit, me 60,000 spektatorë ishin dëshmimtarë të një pjese të parë loje, ku bavarezët regjistruan 80 për qind mbajtje topi.
Kampionët në fuqi zhbllokuan ndeshjen pas 37 minutave lojë me Leon Goretzkan. Përforcimi i ri i dha avantazhin e merituar ekipit të Kovaç, që gjithsesi deri në ato momente nuk po shkëlqente.
Goretzka shërbeu për golin e Levandovskit pas diçka më tepër se një orë lojë, me sulmuesin polak që u kthye edhe ai në njeri asist, duke shërbyer Myler për golin e tretë.
Me fitoren e arritur, Bajerni i Mynihut rikthehet në krye të Bundesligës, me pikë të barabarta me Volfsburgun, por me golavarazh më të mirë, pasi ka shënuar plot gjashtë gola në dy ndeshjet e para.