Doli me të kuq pas ndërhyrjes “kung-fu“, Çalhanoglu i zemëruar me arbitrin për Rebiç: Duhej ta kishte anuluar

Futbolli në Itali u rikthye me gjysmëfinalen e Kupës mes Juventusit dhe Milanit, por edhe në këtë rifillim nuk kanë munguar polemikat. Pakënaqësia me gjykimin e takimit ka qenë prezente dhe këtë e pranon edhe turku Hakan Çalhanoglu. Sulmuesi i Milanit ka deklaruar për “Rai Sport” se është i zemëruar për sa i përket arbitrimit nga Orsato. Këtu sjell edhe rastin e daljes me të kuq të Rebiç.

Ky i fundit disa sekonda pas penalltisë së humbur nga Ronaldo kryen një ndërhyrje dukshëm të gabuar që të kujton lëvizjet në “kung-fu” dhe jo në futboll, dhe sheh kartonin e kuq përpara syve të tij. por sipas Çalhanoglu, Orsato duhej të konsultohej fillimisht me VAR-in si në rastin e penalltisë.

“Ishte një lojë e ndërlikuar, sigurisht që jemi të zemëruar. Penalltia? Meqenëse gjyqtari shkoi te VAR-i për të parë topin e prekur me dorë nga Conti, ai duhet të kishte anuluar edhe dëbimin e Rebic, i cili u bë menjëherë pas kësaj. Jemi pak të pikëlluar, uroj shokët e mi të skuadrës, kemi luajtur mirë, vetëm goli mungonte”, ka thënë Çalhanoglu./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online