Doktori i tha të luante vetëm 60 minuta, Adrion Pajaziti përmbysi rezultatin e Shpresave në të 88

Shqipëria U-21 mundi me rezultatin 3-2 përfaqësuesen e Rumanisë U-21, takim i vlefshëm për kualifikueset e Kampionatit Europian 2025 për këtë grupmoshë. Tre golat e realizuar nga, Cristian Shpendi, Medon Berisha dhe Adrion Pajaziti i dhanë fitoren kuqezinjve të drejtuar nga trajneri Alban Bushi. Vetë tekniku kuqezi, në një prononcim për fshf.org e cilësoi fitoren me Rumaninë si një fitore karakteri dhe burrash.  Sakaq, autorët e tre golave të përmbysjes së ndeshjes, Pajaziti, Berisha dhe Shpendi tregojnë për fshf.org se si ia dolën të fitonin ndeshjen.

Adrion Pajaziti e la grumbullimin një javë më parë, pas një dëmtimi gjatë seancave stërvitore dhe e kishte të pamundur të stërvitej më tej me ekipin. Edhe pse doktori e kishte lejuar të luante vetëm 60 minuta ditën e djeshme, ai nuk pranoi të dilte nga fusha, teksa me golin e tij i dha fitoren Shqipërisë U-21. Në prononcimin për fshf.org, Pajaziti theksoi se kjo përmbysje erdhi sepse ekipi luajti me shpirt në fushë, ndërsa nënvizoi se e gjithë skuadra është motivuar shumë edhe nga fitorja e Kombëtares A.

I lumtur për fitoren ndaj Rumanisë? – Ndihem shumë krenar, shumë mirë. Kam shumë emocione, jam shumë i lumtur. Atmosferën në grup e kemi shumë të mirë, pozitive, i japim njëri-tjetrit shumë përkrahje. Në ditën e parë që kam ardhur në grumbullim, kam dëmtuar këmbën dhe jam mërzitur. Kam qenë keq, por më kanë ndihmuar lojtarët, trajnerët, fizioterapistët, më kanë qëndruar pranë gjithë javës. Kam bërë vetëm një seancë stërvitore. Duhet të luaja vetëm 60 minuta. Jam shumë i lumtur, falënderoj ekipin, trajnerët, të gjithë.

Si ia dolët të përmbysni ndeshjen? – Të vjen nga shpirti, zemra, nga krenaria për këtë fanellë, na motivon shumë Kombëtarja A. Kemi ndjekur çdo ndeshje të tyre dhe i kemi parë duke fituar. Po na bëjnë krenarë dhe po na motivojnë shumë. Tifozët? – Të mrekullueshëm, na kanë ndihmuar shumë. Sidomos në pjesën e dytë, kur po mundeshim 0-2, ata na përkrahën, na ndihmuan shumë. Atmosfera ishte shumë e bukur dhe ju lus që kur të kemi ndeshjet e tjera, të vijnë sa më shumë sepse na ndihmojnë shumë kur i kemi këtu.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online