“Do t’i shtrëngoj dorën, priteni ngrohtë”! Trajneri i Bayern Munchen i del në mbrojtje Lewandowski: Ka për të shënuar 40 gola

Bayern Munich- Barcelona do të jetë një ndeshje e veçantë për Robert Lewandowski, i cili do të përballet ndaj ish ekipit të tij. Në Gjermani tifozët vazhdojnë t’i mbajnë inat polakut për mënyrën si u largua nga Bajerni, por jo trajneri Nagelsmann, i cili deklaroi se do t’i japë dorën kur të përballet me të.

Sipas tij, me potencialin që Lewandowski zotëron do të shënojë 40 gola këtë sezon. “Lewandowski? Ai po tregon të gjithë potencialin e tij në La Liga dhe mendoj se aty do të realizojë rreth 40 gola në fund të sezonit. Gjërat kanë ndryshuar dhe tani nuk ka shumë rëndësi të flasim për atë që ndodhi, por ai ka shumë aftësi të mira dhe prandaj vijon të jetë në nivele të larta.

Do t’i shtrëngoj dorën nëse e shoh para ndeshjes. Do të isha i lumtur nëse tifozët tanë do ta prisnin ngrohtësisht, për mua është normale me një lojtar që ka qenë pjesë e familjes dhe historisë së Bayernit”, deklaroi trajneri i Bayern Munich, Nagelsmann. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online