Broja ishte një nga arsyet e krisjes, presidenti i Chelsea-t sqaron shkarkimin e Tuchel-it: Nuk ndanim të njëjtin vision

Thomas Tuchel u shkarkua pak ditë më parë nga detyra. Idetë e tij nuk përputheshin me ato të presidencës së re dhe një pikë ku mendimet e tyre ndaheshin ishte edhe Armando Broja. Chelsea i ofroi sulmuesit shqiptar rinovim kontrate, ndërsa Tuchel-i dëshironte një tjetër huazim për lojtarin dhe nuk e shihte pjesë integrale të planeve të tij. Këtë e pohon në një farë mënyrë edhe vetë presidenti i bluve të Londrës, i  ka thyer heshtjen dhe ka sqaruar shkarkimin e trajnerit gjerman. Sipas tij vizionet mes palëve nuk ishin të njëjta, prandaj e pa të udhës të merrte një vendim të tillë.

“Tuchel është jashtëzakonisht i talentuar dhe pati një sukses të madh. Vizioni ynë për klubin ishte të gjenim një trajner që donte të bashkëpunonte me ne. Por nuk ishim të sigurt nëse Thomasi e pa vizionin tonë në të njëjtën mënyrë si e shihnim ne. Nuk ndanim të njëjtin vizion”, ka sqaruar Todd Boehly./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online