“Do të q**** Kroacinë”/ Trajneri i Kanadasë vazhdon çmendurinë: Më dërgoi mesazh gruaja, më tha se…

John Herdman u vendos në qendër të vëmendjes pas asaj deklarate të papritur pas ndeshjes me Belgjikën. Trajneri i Kanadasë motivoi lojtarët në një mënyrë të pazakontë: “Do shkojmë të q**** Kroacinë”. Sigurisht që ky teprim me fjalorin nuk mund të kalonte pa tërhequr vëmendjen mediatike.

Herdman i është rikthyer sërish kësaj deklarate, por këtë herë ka hedhur edhe doza humori. Kreu i pankinës së Kanadasë ka zbuluar mesazhin që i ka ardhur nga bashkëshortja e tij, e cila i ka sugjeruar të stërvitet para se të kthehet në shtëpi.

“Mora një mesazh nga gruaja që thoshte: ‘Duhet të stërvitesh para se të kthehesh në shtëpi’. Brilante. Pas ndeshjes, ishte një moment emocional që pata në një intervistë të shpejtë. Mendoj se është një moment për të mësuar. Isha pak më shumë i sinqertë seç duhet për atë pyetje. Kur arrin momente të tilla në karrierë… Është Kupa e parë e Botës për mua. Do të mësoj nga ai moment dhe do të vazhdoj përpara. ”, ka thënë John Herdman./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online